INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllen tregjet e gjësë së gjallë në Elbasan. Në rrezik dhe tregje të tjera në vend

Mbyllen tregjet e gjësë së gjallë në Elbasan. Në rrezik dhe tregje të tjera në vend

Publikuar më: 13:24 28-07-2018

Mungesa e kushteve higjeno-sanitare dhe mos respektimi i kushteve të sigurisë ushqimore, ka bërë që Drejtoria e bujqësisë në qarkun e Elbasanit të mbyllë tregjet e bagëtive në Peqin e Gramsh.
Nga inspektimet dhe kontrollet e bëra nga shërbimi veterinar është konstatuar se këto tregje nuk plotësojnë as kushtet më minimale për të ofruar shërbimin e shitjes së gjësë së gjallë.
Prej vitesh këto zona nuk kanë një vend të përshtatshëm në përputhje më ligjin për ushtrimin e këtij aktiviteti, pasi bashkitë nuk kanë marrë masa. Sipas Shërbimit Veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë Elbasan, problematik është edhe tregu i bagëtive në Përrenjas, kushtet e të cilit po ashtu lënë për të dëshiruar. Bashkisë së Përrenjasit i është dërguar një shkresë për të marrë masa në lidhje me tregun e gjësë së gjallë pasi në të kundërt dhe ai do të mbyllet.

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083