INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet afati për krijimin e koalicioneve, Vetëvendosja e Albin Kurtit hyn e vetme në zgjedhje

Mbyllet afati për krijimin e koalicioneve, Vetëvendosja e Albin Kurtit hyn e vetme në zgjedhje

Publikuar më: 08:34 31-08-2019

Është mbyllur afati për koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Në zgjedhje do të jenë 4 koalicione parazgjedhore. Ato janë:

-Koalicioni Vakat, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Demokratska Stranka Bosnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka;
- Koalicioni AAK–PSD, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate;
- Koalicioni NISMA–AKR–PD, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë; dhe
- Koalicioni Sloboda, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Progresivna Stranka Kosova dhe Nova Partija Kosova.

Edhe pse ishin prej ditësh në bisedime për koalicion Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arritën njmarrëveshje të përbashkët për koalicion. Ato do të hyjnë të vetme në zgjedhje.
Edhe PDK do të hyjë e vetme në zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha Subjektet Politike (Partitë Politike, Kandidatët e Pavarur, Koalicionet dhe Iniciativat Qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor se afati i aplikimit për certifikim për Subjekte Politike dhe Kandidatët e tyre përfundon më 6 shtator.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824