Edhe pse hermetike mbi skenarin e plotë se çfarë do të ndodhë më 13 maj, në protestën e opozitës Lulzim Basha ka lëshuar një për herë të parë një sinjal edhe mbi vazhdimësinë e çadrës.
“Dymbëdhjetë javë qëndresë përmbyllen nesër. Nesër kjo qëndresë do të inagurojë republikën e re”-deklaroi kreu i Partisë Demokratike. Për të kuptuar më shumë mbi skenarin e nesërm, në një intervistë për IN TV, numri dy i partisë demokratike Edi Paloka ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama që të mos provokojë pasi PD do jetë në krye të protestës. Nënkryetari i selisë blu Paloka thotë se demokratët shkojnë në shesh për të protestuar paqësisht e se drejtuesit e saj do të jenë në krye të saj, pavarësisht asaj se çfarë mund të ndodhë në bulevard.