INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet çështja “21 Janari”, arrihet kjo marrëveshje mes Gjykatës së Strasburgut dhe familjarëve

Mbyllet çështja “21 Janari”, arrihet kjo marrëveshje mes Gjykatës së Strasburgut dhe familjarëve

Publikuar më: 17:15 20-04-2017

Mbyllet me 109 mijë euro "21 Janari"- Gjykata e Strasbugut pushon çështjen e “21 Janarit” pasi ka arritur një marrëveshje me familjarët e viktimave. Kështu, familjarët e viktimave kanë pranuar kushtet e dëmshpërblimit të propozuar nga qeveria shqiptare.

Në dhjetor të vitit 2016, Qeveria Shqiptare i dërgoi një letër Gjykatës së Strasburgut, ku thoshte se ishte e gatshme të rihapte çështjen e 21 janarit dhe të negocionte me familjarët e viktimave masën përkatëse të dëmshpërblimit.

Kësisoj, qeveria propozoi një dëmshpërblim prej 93,600 eurosh për familjarët e Ziver Veizit: përkatësisht, 39 mijë për bashkëshorten, 39 mijë për të birin, dhe 15,600 euro për të vëllain e viktimës Çaush Veizi. Për Zabit Dedën, vëllain e një prej viktimave të tjera të 21 janarit qeveria ka propozuar një dëmshpërblim prej 15,600 eurosh.

Në total, katër të afërmit janë dëmshpërblyer me 109 mijë euro, shifër edhe e pranuar prej tyre, bën me dije ReportTv. Në vendimin përfundimtar, Gjykata e Strasburgut, e konsideron çështjen si një marrëveshje mirëkuptimin mes palëve, shkak për të cilin nuk ka nevojë për një ekzaminim të mëtejshëm të padisë së të afërmve të 21 janarit.

“Gjykata vlerëson se duke parë dakordësinë e paditësve me deklaratën e bërë nga qeveria, çështja duhet konsideruar si një marrëveshje me mirëkuptim mes palëve”, thuhet në vendimin përfundimtar të Strasburgut.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268