INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet çështja e Enea Ftoit, reagojnë familjarët: Do të bëjmë vetëgjyqësi, djali na thoshte se...

Mbyllet çështja e Enea Ftoit, reagojnë familjarët: Do të bëjmë vetëgjyqësi, djali na thoshte se...

Publikuar më: 18:19 22-01-2019

Pas Prokuroria vendosi për të mbyllur çështjen për 27-vjeçarin Enea Ftoin, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i familjarëve të cilët e kanë cilësuar këtë veprim si korruptiv.

Babai i të ndjerit, Guri Ftoi ka hedhur poshtë konkluzionet se policia nuk kishte e ushtruar dhunë, pasi sipas tij, djali kishte krahun e thyer.

“Vendimi i Prokurorisë është i padrejtë. Nuk e pranojmë vendimin. Policia ka ushtruar dhunë ndaj Eneas. Ne trup kishte shenja dhune. Krahun e kishte të thyer, gjuhën te prerë. Vendimi i prokurorisë, korruptiv. Do bëj vetëgjyqësi. I bëj thirrje Arta Markut të bëjë vetting për prokuroret e Korçës. Duam të dalë e vërteta. Enea na tha kur ishte i shoqëruar, që po me torturojnë. Akuzoj policinë e Korçës për vdekjen e Enea dhe fshehjen e provave.”, tha ai.

Gjithashtu babai i 27-vjeçarit është shprehur se do të detyrohet të bëjë vetëgjyqësi, por krahas kësaj, ai i kërkon prokurores së përgjithshme Arta Markut të bëjë vetting për prokurorët e qytetit juglindor.

Article Logic
Execution time: 0.0034501552581787