Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit ka përfunduarzyrtarisht këtë të premte më 23 Qershor dhe në orën 24:00 ka nisur heshtja zgjedhore, sipas Kodit Elektoral. Forcat politike në vend kanë zhvilluar mitingjet përmbyllëse të fushatës, sipas qarqeve.
Në këto 24 orë të fundit, qytetarët shqiptarë do të zgjedhin mes 18 partive për t’i përfaqësuar në Parlament, pas një fushatë të ngarkuar me shumë deklarata, sulme, akuza dhe barcaleta. E veçanta e zgjedhjeve të 25 Qershorit është se subjektet garojnë jashtë koalicioneve, kjo për shkak të marrëveshjes mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Optimizmi në kampet politike mbetet i lartë dhe me 25 Qershor qytetarët do të drejtohen drejt kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre se kush forcë politike do të sigurojë 71 mandatet dhe do të qeverisë vendin.