INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mbyllet fushata në Maqedoni. Të Dielën shkohet në votime [Video]

Publikuar më: 17:01 09-12-2016

Mbyllet sot fushata elektorale në Maqedoni, për zgjedhjet që do të mbahen të Dielen më 11 dhjetor. Në mitingjet elektorale vihen re akuzat e ndërsjellta midis lidërve të partive maqedonase. Por edhe drejtuesit e partive shqiptare duket se po shkojnë të ndarë në këto zgjedhje. Kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski thotë, se në rast të fitores së liderit të opozitës Zaevit, Maqedonia do të ndahet si shtet e se gjuha shqipe do të bëhet zyrtare. Ai ftoi elektoratin të dalë në votime për të fituar 63 deputetë si mënyra e vetme për të dalë nga kriza. Lideri i opozitës Zoran Zaev është shprehur i vendosur për të nxjerrë para drejtësisë të gjithë zyrtarët e inkriminuar. Partitë politike, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 dhjetorit premtuan se në pushtetin e ardhshëm të gjitha vendimet do të merren me konsensus. Ahmeti shprehu bindjen se “shqiptarët tanimë ndihen të sigurt në vendin e tyre, gëzojnë të drejta të shumta” . Ndërkohë kreu i PDSH-së Mendu Thaçi u zotua se do të angazhohet për të realizuar të gjitha të drejtat politike të shqiptarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0032792091369629