INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet Google+, kompania ''dështon'' me rrjetin social

Mbyllet Google+, kompania ''dështon'' me rrjetin social

Publikuar më: 12:03 03-04-2019

Rrjeti social ''Google+'' i gjigantit të kërkimit, nuk do të ekzistojë më. Tetë vite pas lançimit, Google më në fund ka vendosur të mbylli rrjetin social. Google+ ishte një platformë e dizajnuar për të konkurruar me Facebook dhe Twitter, por pavarësisht përpjekjeve më të mira nuk arriti dot.

Nga dita e sotme nuk do të ketë më Google+, e as butona kyçjeje, as faqe, as komente. Llogaria juaj do të zhduket plotësisht.
Rrjeti social u krijua në 2011 dhe kompania kishte aspirata të mëdha me Google+. Kompania është përpjekur vazhdimisht ta zhvillonte rrjetin social me përditësime të reja.

Njëri prej përditësimeve të spikati në Google+ ishin fotot, ato mund ti ngarkoje dhe shpërndaje dhe ruaje shumë kollaj.
Fokusi i Google+ ishte të krijonte komunikimin në grup të veçantë, gjë që e ka pasur si opsion kohë përpara se Facebook dhe Instagram ta lançonin si përditësim.

Por asnjëra prej tyre nuk mjaftoi të ti jepte platformës shtysën që kishte nevojë dhe sipas statistikave, 90% e përdoruesve që hynin në rrjetin social qëndronin jo më shumë se 5 sekonda.

Goditja e fundit që mori rrjeti social ishte lidhur me sigurinë e të dhënave të përdoruesve. Në fund të 2018-ës, një sulm kibernetik preku 52.5 milionë përdorues.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe kompania të cilët treguan se ky vendim u mor për shkak të përdorimit të ulët të rrjetit social dhe sfidave për të mbajtur një produkt të suksesshëm që plotëson dëshirat e përdoruesve.

Article Logic
Execution time: 0.0018420219421387