Konkursi nisi në orën 8:00, ndërsa pjesë e tij u bënë 28 policë. Mësohet se këta kandidatë kanë më shumë se 3 vite që mbajnë gradën “drejtues”.
Faza e parë ishte ajo me shkrim, (testi me shkrim ka 100 pyetje) ku përgjigjet u korrigjuan me skadon dhe faza e dytë është ajo me gojë, ku policët do t’i nënshtrohen një pyetësori.
Ja kush janë emrat që kanë marrë gardën “Drejtues i parë”; Ardi Veliu; Artan Shkembi; Bledar Çeliku; Kastriot Skenderi; Gentian Shehaj.
Pikët maksimale në test mësohet se i mori nën drejtori i policisë Adi Veliu.
5 emrat e përzgjedhur do të kalojnë tek minstri Xhafaj më pas tek kryeministri për të zgjedhur pasuesin e Haki Çakos.