Janë mbyllur me porta të paprekura 45 minutat e para të ndeshjes Maqedoni-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018. Një pjesë e parë jo e për Kombëtaren tonë e cila duket pa ide dhe ndoshta kjo prej formacionit, ku mesi i fushës i përbërë nga dyshja Lila-Kukeli kalohen shumë lehtë nga lojtarët maqedonas.
Këta të fundit janë treguar mjaft agresivë, duke zhvilluar të gjithë lojën në gjysmëfushën shqiptare dhe duke rrezikuar disa herë portën e Berishës, i cili është treguar në gatishmëri për fat të mirë.
Tashmë pritet që trajneri Panuçi të ndërhyjë në formacion.