Është mbyllur në barazim 2-2 supersfida mes Teutës dhe Skënderbeut. Një përballje dramatike, ku nuk munguan polemikat për gjykimin.
Vendasit arritën të gjenin rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë, me anë të një penalltie tepër të dyshimtë të shndërruar në gol nga Kallaku. Dora e Radasit ishte ngjitur me trupin dhe për me tepër distanca ishte vetëm një metër larg kundërshtarit. Në minutën e 62-të Teuta dyfishoi rezultatet me Traore, ndërkohë që 6 minuta më pas, Muzaka rihapi takimin.
Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me triumfin e “Djemve të Detit”, Nazmi Gripshi, shtangu ish-skuadrën e tij në minutën e fundit të ndeshjes, duke shënuar golin e barazimit. Në momentin e shënimit të golit të barazimit, lojtarët e Teutës kanë shpërthyer në protesta pasi pretenduam për një faull ndaj Traore në sulm.