INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet një nga repartet e një prej kompanive më të mëdha, shkak vdekja e një punonjësi

Mbyllet një nga repartet e një prej kompanive më të mëdha, shkak vdekja e një punonjësi

Publikuar më: 10:44 23-11-2018

Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në qytetin e Elbasanit ka njoftuar përmes një komunikate ka vendosur të marrë në mënyrë urgjente masën e “pezullimit të punës” pa afat në Repartin e Petëzimit të kompanisë “Kurum”, pas plagosjes së një punonjësi dhe humbjes së jetës nga një tjetër.

Ka qenë vetë subjekti, që ka njoftuar degën e ISHPSHSH-së në Elbasan për një aksident të ndodhur më 19 nëntor, që u shoqërua me plagosjen e një punonjësi në sektorin e magazinimit të këtij reparti. Menjëherë është ngritur një grup pune për të hetuar mbi këtë aksident, por gjatë inspektimeve në vendngjarje, vetëm dy ditë më vonë në datën 21, një tjetër punonjës është aksidentuar, për fat të keq fatalisht. Ai humbi jetën. Punonjësi ishte me profesion elektriçist.
Për shkak të dy incidenteve të njëpasnjëshme, e në kushtet kur vazhdimi i punës në këtë zonë përbën kërcënim konstant për shëndetin dhe sigurinë në punë të punëtorëve të tjerë, inspektorët vendosën pezullimin e punës derisa situata të gjejë zgjidhje.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605