Qarku i Dibrës ka mbyllur procesin e numërimit të votave të qytetarëve, të cilët u hodhën gjatë ditës së diele. Sipas të dhënave të KQZ në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit kanë marrë pjesë 56.06% të zgjedhësve. Në përfundim të numërimit Partia Socialiste ka marrë 2 mandate deputetësh po ashtu dhe Partia Demokratike 2 mandate, LSI 1 mandat deputeti e po ashtu dhe PDIU arriti të sigurojë një mandat deputeti.
Mësoni listën e deputetëve të qarkut të Dibrës
PS:
1. Ilir Beqaj
2. Almira Xhembulla
PD:
1. Dhurata Çupi (Tyli)
2. Xhemal Gjunkshi
LSI:
1. Përparim Spahiu
PDIU:
1. Reme Lala