Përpara protestës kombëtare të 11 Majit, Partia Demokratike protestoi sot për rreth 60 minuta në 5 Qarqe të vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë. Ata janë përqendruar në nyjet kryesore rrugore në vend, duke paralizuar kështu edhe qarkullimin rrugor.
Por jo vetëm kaq, në Durrës protestuesit ndezën flakadanë të zinj, ndërsa në Elbasan kanë djegur goma. Ndërsa në Milot, ku ndodhej kryedemokrati Basha situata ishte më e qetë.
Përveç një përplasje me një shofer te rrethrrotullimi Shqiponja, protesta në Tiranë kaloi pa incidente. Gjithashtu në Fier nuk u shënua asnjë incident.
Mesazhi që dha opozita nga akset kryesore ishte ai se zgjedhjet vendore pa pjesëmarrjen e tyre nuk do zhvillohen, duke kërkuar në këtë mënyrë zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie tranzitore.