Dita e sotme shënon fundin e regjistrimeve për raundin e parë të maturantëve që do të nisin këtë vit studimet universitare.
Sipas të dhënave zyrtare, numri total i maturantëve të cilët u regjistruan në këtë fazë nëpër universitete është 15 mijë.
Rreth 8 mijë maturantë nuk kanë mundur të rregjistrohen në degët që kanë dashur. Kjo kategori do të ketë një mundësi tjetër duke nisur nga 15 shtatori, por zgjedhja duhet bërë me shumë kujdes, pasi zgjedhja e një programi që nuk ka vende të lira mund t’i penalizojë.
Ka qenë mjekësia dega më e kërkuar, ndërkohë që juridiku mbetet përsëri një ndër të parapëlqyerat e studentëve shqiptarë.
Formularin A2 e kanë plotësuar në total rreth 25 mijë maturantë, aq sa parashikoi Ministria e Arsimit, ndërsa 7 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet jashtë Shqipërisë.