INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet seanca e parë parlamentare, ngrihet Këshilli i Verifikimit të Mandateve

Mbyllet seanca e parë parlamentare, ngrihet Këshilli i Verifikimit të Mandateve

Publikuar më: 09:46 09-09-2017

Seanca e parë parlamentare, e hapur në orën 10:00, është mbyllur pak më parë.

Një seancë relativisht e shkurtër, e hapur nga deputeti socialist Besnik Bare si deputeti më i vjetër i Parlamentit të Shqipërisë pas refuzimit nga ish-kryeministri Sali Berisha për të marrë këtë rol. Gjatë seancës së parë u caktuan 3 deputetët më të rinj që të bëjnë detyrën e përkohshme të sekretarit, përkatësisht Izmira Ulqinaku nga PD në qarkun e Durrësit, Kejdi Mehmetaj nga LSI në Tiranë dhe Anduel Xhindi nga PS në Fier. Në këtë seancë u ngrit edhe Komisioni i Verifikimit të Mandateve, që ka për detyrë të kontrollojë dokumentacionin e të gjithë deputetëve. Kryedemokrati Basha ka kërkuar fjalën, por nuk e ka marrë duke qenë se në seancën e parë ceremoniale të legjislacionit të ri nuk parashikohet t’u jepet fjalë apo të bëhet replikë mes deputetëve. Kuvendi do të vijojë me seancën e pasdites në orën 18:00, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kuvendit, post për të cilin është dhënë vetëm propozimi i Gramoz Ruçit. 

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881