INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet sfida, Maqedonia dhe Shqipëria ndahen në barazim 1-1

Mbyllet sfida, Maqedonia dhe Shqipëria ndahen në barazim 1-1

Publikuar më: 21:47 05-09-2017

Një ndeshje sa e vështirë aq edhe e rëndësishmë. Një pjesë e parë për t’u harruar për Shqipërinë ku për asnjëherë të vetme nuk ka rrezikuar portën maqedonase. Ndërkohë ndryshe është paraqitur kombëtarja maqedonase, të cilët ishin mjaft agresivë, duke zhvilluar të gjithë lojën në gjysmëfushën shqiptare dhe duke rrezikuar disa herë portën e Berishës, i cili është treguar në gatishmëri për fat të mirë.  Pjesa e parë u mbyll me portat e paprekura 0-0, ndërkohë që pjesa e dytë nisi mirë për Shqipërinë. Dy zëvendësimet që kreu trajneri Panuçi, duke futur në lojë Memushajn dhe Bashën për Llullakun dhe Kukelin dhanë frytët e tyre. Sadiku dha një krosim të mrekullueshëm dhe Odise Roshi nuk e ka çuar dëm pasi ka tundur rrjetën pas një goditje të saktë me kokë. Sadiku kishte mundësinë të çonte shifrat në 0-2 por shumë fare pranë portës gaboi duke e çuar topin jashtë. Pjesa tjetër e lojës foli vetëm për Maqedoninë të cilët rrezikuan shumë portën e Shqipërisë, por Berisha u mposht vetëm nga pika e bardhë e penalltisë nga Trajkovski. Pas këtij takimi, Shqipëria siguron e 3-të në grupin G me 13 pikë, grup që kryesohet nga Spanja. 

Article Logic
Execution time: 0.0039899349212646