Është mbyllur sot faza e parë e Fressh Voice, konkursit nga i cili do të shpallet kryetari i ri i Forumit Rinor Eurosocilist të Shqipërisë. Në 20 ditë konkurrentët kanë mbledhur gjithsej më shumë se 110 mijë vota, ndërkohë që i pari është renditur një emër jo i panjohur për të rinjtë socialist. Eljo Hyska, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i FRESSH ka rritur të grumbullojë 5705 vota duke kryesuar kështu renditjen e 20 finalistëve.
Eljo është vëllai i moderatorit të njohur Turjan Hyska dhe mesa duket gëzon po aq popullaritet sa edhe ai.
“Pas 20 ditësh mbaroi dhe faza e pare e FRESSH Voice! Dua të përgëzoj të gjithë konkurrentët për garën e bukur që zhvilluan si dhe falënderim nga zemra për ekipin i cili më dhuroi fitoren më fantastike! #fressh #fuqiaeterinjve #bashke” – ka shkruar Hyska.
Pas kësaj 20 të parët e fazës së parë do të shpalosin programet e tyre dhe do të garojnë sërish.