INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllja e llotove dhe rreptësia në burgje, Rama nis ligjet në Parlament [FOTO]

Mbyllja e llotove dhe rreptësia në burgje, Rama nis ligjet në Parlament [FOTO]

Publikuar më: 15:08 10-10-2018

Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka nisur për diskutim dhe më pas votim në Parlament, ligjin që do t’i hapë rrugë mbylljes së kazinove dhe pikave të basteve në zonat e banuara që prej 1 janarit.

“Beso dhe kontrollo. U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën brenda e jashtë burgut po e po”, shkruan Rama në Facebook.

“Sipas ligjit duke nisur nga data 31 dhjetor do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë. Ndryshimi i sotëm përfshin dhe bastet sportive, baste me kauj, qen apo çdo kafshe tjetër. Llotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT. Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar”, u shpreh dje kryeministri.

Në rrjetin social Rama ka zbuluar dokumentin për kazinotë elektronike, por edhe atë për të dënuarit, që synon të përforcojë sigurinë në burgje nëpërmjet ngritjes së sallave të monitorimit “non stop” me kamera. Në legjislacion pritet të përfshihet edhe një koncept i ri, ai i “të fortit” që iu bën presion qytetarëve dhe bizneseve.

 

8.PNG

 

Capture.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436