Të paktën 33 persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm pas mbytjes së dy varkave të tejmbushura me emigrantë në detin Egje, njëra prej tyre ndodhej pranë brigjeve turke të Dikilit në provincën e Smirnes, ku u mbytën 11 persona.
Lajmi u konfirmua nga agjencia turke e lajmeve “Dogan”, sipas të cilës rojet bregdetare arritën të shpëtonin tre prej tyre.
Ndërsa varka e dytë ndodhej pranë provincës turke të Balikesit më në veri, ku humbën jetën 22 persona. Tashmë po kërkohet për të mbijetuar apo viktima të tjera. Emigrantët ishin nisur nga Turqia për në Greqi.