Ne detin Egje shënohet tragjedia e radhës e emigranteve. Dy barka druri ku gjendeshin dhjetëra persona janë përmbysur pranë brigjeve te ishujve grek Farmakonisi dhe Kalolimnos, duke shkaktuar vdekjen e te paktën 21 refugjateve. Mes viktimave kishte edhe fëmijë.
Me ndërhyrjen e rojave bregdetare, dhjetëra te tjerë arritën te shpëtonin. Disa emigrante mbërritën te gjalle me not ne breg. Moti i keq dhe temperaturat e ulëta nuk e kane ndalur valën e refugjateve kryesisht siriane, qe udhëtojnë nga Turqia drejt Greqisë per te mbërritur me pas ne vendet e Evropës Perëndimore.