Këto pushime kanë qënë fatale për një të moshuar nga Elbasani. 82-vjeçari Nebi Ndreu ka gjetur vdekjen teksa lahej ne det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Golemit.
Sipas hetimeve të para dyshohet që i moshuari të ketë gjetur vdekjen si pasojë e një infarkti. Policia po vijon hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.