INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbytet një i ri në lumin Vjosa, polumbarët gjejnë trupin pas 4 orësh kërkime

Mbytet një i ri në lumin Vjosa, polumbarët gjejnë trupin pas 4 orësh kërkime

Publikuar më: 19:05 07-07-2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ky një i ri është mbytur në ujërat e lumit Vjosa. Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, i cili është Denis Gjeka 27 vjeç, banues në Fier. Ai punonte në afërsi të një pike të përpunimit të inerteve e quajtur “Lavatriçja e vjetjër”,  në fshatin Novoselë. Gjatë kohës që po punonte në këtë objekt dyshohet se është futur në lumin e Vjosës për t’u larë dhe nuk ka dalë më në breg. Pas lajmërimit nga kolegu i punës, polumbarët ishin duke kërkuar prej 4 orësh trupin e 27-vjeçarit me iniciale Denis GJ. Trupi i tij u gjet pranë fshatit Mifol. Në kërkime u angazhuan 5 polumbarë të Forcës Detare. 27-vjeçari humbi jetën gjatë ditës së sotme teksa po lahehj në lumin e Vjosës.

Article Logic
Execution time: 0.0048069953918457