Një person është mbytur në plazhin ‘Rana e Hedhun’, sot në Shëngjin. Mësohet se personi që ka humbur jetën është një turist nga Kosova. “Gjatë ditës së sotme dy turistë kosovarë kanë hyrë në det në plazhin e Shëngjinit dhe si pasojë e detit të trazuar njëri prej tyre nuk ka arritur të dal në breg”-thonë burime zyrtare. Në orën 12:55 një telefonatë ka njoftuar QNOD ( Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare). Telefonata është bërë nga turisti i dytë. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Forca Detare ka aktivizuar anijen e gatshme në Shëngjin. Anija “Drini” i është drejtuar zonës ku është zhdukur njëri nga turistët kosovarë. Ende nuk dihet identiteti i personit që ka humbur jetën, por polumbarët po punojnë për të nxjerrë turpin nga deti. Numri i personave që kanë humbur jetën në plazhet e vendit tonë gjatë verës ka qenë i madh.