INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyti gruan në gjumë! Nëna e tij zbulon se ai ka qënë në spital psikiatrik

Mbyti gruan në gjumë! Nëna e tij zbulon se ai ka qënë në spital psikiatrik

Publikuar më: 14:23 25-03-2019

Elvin Hysa 32-vjeç para dy ditësh mbyti gruan e tij 31-vjeçaren Gurie Hysa me të cilën ka tre fëmijë. Pranë mesnatës, pak para se të flinin ata kanë pasur debate të forta në dhomën e tyre mbi dyshimet e burrit se gruaja e tradhtonte, ndërsa më pas 32-vjeçari e mbyti në gjumë.

Pas ngjarjes, nëna e autorit ka folur në një intervistë për Report Tv. Sanije Hysa shprehet se i biri kishte çrregullime mendore dhe trajtohej me ilaçe. Madje disa herë është shtruar dhe në spitalin psikiatrik në Elbasan dhe Tiranë.
Sipas saj, çifti prej kohësh kishte konflikte, pasi autori dyshonte se e shoqja e tradhtonte dhe për këtë konflikt ishte në dijeni edhe familja. Çifti jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, në një shtëpi thuajse të rrënuar, ndërsa janë prindër të tre fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666