Mc Kresha së shpejti pritet të bëhet baba për herë të dytë.
Bashkëshortja e tij Erzina është në pritje të ëmbël, ndërsa vet reperi, i cili është shumë i rezervuar sa i përket jetës private, ka zbuluar se fëmija i dytë është djalë.
“Me bashkëshorten dhe gocën jam tek miqtë. Jemi në pritje të një djali tani së shpejti” tregoi ai në D-night në Rtv Ora.
Kresha dhe Erzina ndjenjën e të bërit prind e përjetuan për herë të parë në qershor të vitit 2020 kur erdhi në jetë vajza e tyre që e quajtën Iza.