Marrëdhënia mes tyre gjithmonë ka mbetur në pikëpyetje.
Noizy dhe Mc Kresha janë dy nga reperat më të pëlqyer në Shqipëria e më gjerë, por si duket ata të dy nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin. Pas një konflikti të disa kohëve më parë, u duk sikur situata mes tyre u qetësua. Këtë po e tregonte edhe veprimi i fundit i Kreshës i cili në shenjë mbështetjeje postoi klipin e fundit të Noizyt në bashkëpunim me Ledrin duke iu uruar atyre suksese. Por ndryshe nga Ledri i cili i ktheu edhe koment, Noizy nuk e bëri këtë madje nuk i ktheu as follow-n në Instagram Kreshës. Pas kësaj, e gjithë vëmëndja ishte tek reagimi i reperit nga Kosova i cili më në fund mori vendimin për ta tërhequr mbrapsht follown e bërë Noizyt. /intv.al/