INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mc Kresha flet për fëmijën që do të vijë në jetë dhe më i lumtur se kaq s’mund të ishte! [VIDEO]

Mc Kresha flet për fëmijën që do të vijë në jetë dhe më i lumtur se kaq s’mund të ishte! [VIDEO]

Publikuar më: 16:30 03-01-2020

Mbrëmjen e 15 Dhjetorit reperi i njohur Mc Kresha  i dha fund beqarisë. Ai kurorëzoi me martesë dashurinë e tij me Erzina Shehun, një shqiptare që jetonte në Kanada e para një viti u rikthye në Kosovë. Një ditë pas dasmës madhështore u zbulua se reperi do të bëhet baba për herë të parë me një vajzë. Lajmin e konfirmoi më pas dhe bashkëshortja e Kreshës, Erzina. Pas këtyre ngjarjeve të rëndësishme në jetën e tij, Kresha ka folur për herë të parë mbrëmjen e djeshme në emisionin “N’darkë”. “Krijimi i familjes është një cikël që secili prej nesh e pret. Fatkeqsisht unë e kam shtyrë goxha, e mira është sa më herët, për të dhënë shembull. Duhet të marrim parasysh që në shtetet fqinje që ne i kemi armiq të përbetuar, kryeministrat bëjnë thirrje që njerëzit të bëjnë fëmijë sa më shumë. Sepse ne që i kemi shtyrë martesat kemi ndikuar negativisht në natalitetin e kombëtar. Besoj secili prej nesh e ka obligim natyror të martohet e të shtohet”, është shprehur ai. 

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828