INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mc Kresha i jep fund beqarisë, miqtë e tij publikojnë video nga dasma dhe ceremonia e betimit

Mc Kresha i jep fund beqarisë, miqtë e tij publikojnë video nga dasma dhe ceremonia e betimit

Publikuar më: 21:15 15-12-2019

Ditën e sotme Mc Kresha kurorëzon me martesë dashurinë me Erzina Shehun. Pavarësisht se reperi ju kërkoi miqve e familjarëve të mos publikonin asgjë nga martesa, ata nuk kanë mundur të mos e ndajnë gëzimin me të tjerët. Gjiko ka qenë një nga ata që ka treguar se çfarë po ndodh në ditën më të rëndësishme të mikut të tij. Reperi nisi një video ‘live’ në ‘Instagram’ gjatë ceremonisë së betimit, ku Mc Kresha dhe Erzina i thanë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit. Në ceremoninë e betimit, Erzina u shpreh se do të mbajë mbiemerin e bashkëshortit, Fazliu. Ceremonia u mbajt nga Shpend Ahmeti dhe pasi ai i shpalli burrë e grua, Erzina dhe Kresha shkëmbyen një puthje me njëri-tjetrin.

IMG_20191215_201007.jpg

IMG_20191215_201022.jpg

Menjëherë pas ceremonisë ata nisën dasmën me kërcime popullore dhe të gjithë të ftuarit u ngritën në këmbë për të festuar për ditën më të rëndësishme të çiftit.

Nga postimet e bëra në rrjete sociale nga miqtë e Mc Kreshës u vu re se reperi kishte ftuar gjithë kolegët me të cilët ruan raporte të mira, Ledri Vulën, Lumi B, Lyrical Son, i cili qëndroi edhe në radhën e parë gjatë ceremonisë së betimit, etj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326