Së fundmi Ledri Vula dhe Tayna kanë publikuar këngën e tyre më të re të titulluar ‘Aje’. Kënga është pëlqyer menjëherë dhe klikimet në YouTube e tregojnë më së miri.
Ajo çka bie në sy është se dhe shumë personazhe VIP i kanë mbështetur duke postuar këngën në rrjetet sociale.
Një ndër ta është reperi i njohur MC Kresha, i cili na zbuloi se Ledrin nuk e thërret me këtë emër por Ie quan “Bedri”. Kjo gjë ka shkaktuar të qeshura në public, ndërsa Ledri e thërret “rrushi”.
Por jo vetëm Kresha i përkrahu, ndër këto personazhe ishte dhe këngëtarja Nora Istrefi, të cilës Ledri ia ka thyer me një koment, duke i thirrur ‘Norian’. Si duket miqësia në showbiz ekziston vërtet, përsa lënë këto komente kaq miqësore në komente me njëri-tjetrin./intv.al/