Nëse do bënim një listë me reperat më të mirë shqiptarë pa dyshimin më të vogël që Mc Kresha do zinte një pozicion shumë të mirë. Kresha ka qenë shpesh herë i komentuar për jetën private, pasi para pak kohësh u tha se mund të jetë në lidhje me Evi Recin, por edhe Fifin, mirëpo ai vetë është rezervuar shumë, ndërkohë që mësohet se së fundmi i ka dhënë fund beqarisë.
Sipas burimeve të “Zëri.info”, Kresha zyrtarisht është i fejuar dhe të njejtat burime shprehen se vajza që ia ka ‘rrëmbyer’ zemrën reperit, është një prishtinase e cila jeton në Kanada. Ndërsa, dasma e çiftit është planifikuar të ndodhë në muajin tetor të këtij viti.
Do na pëlqente një reagim nga vetë reperi për të mësuar një herë e mirë të vërtetën.