Siç është tradita, Kryeministri i vendit në ditët e fundit të vitit mban një konferencë për shtyp, ku bën jo vetëm një përmbledhje të punës njëvjeçarë por dhe ju përgjigjet dhe pyetjeve të gazetarëve. Por konferencat për shtyp të kryeministri Rama, kanë mundësuar që dhe qytetarët të thjeshtë që ti drejtojnë pyetje, nëpërmjet rrjetit social facebook.
Mësohet se këtë vit, mesditën e 30 dhjetorit, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë konferencën trradicionale të fundvitit me median. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se konferenca tradicionale e fundvitit, kësaj radhe do te zhvillohet live në Facebook&Tëitter, në të njëjtën kohë me bashkëbisedimin me gazetarët.
Pyetjet tuaja mund t’i postoni duke filluar që tani, me hashtagun#EdiRamaPËRGJIGJET