INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Me 39.5 temperaturë dhe në skenë!' Mos vallë Fjoralba Ponari mund ta ketë kaluar Covid-19? [FOTO]

'Me 39.5 temperaturë dhe në skenë!' Mos vallë Fjoralba Ponari mund ta ketë kaluar Covid-19? [FOTO]

Publikuar më: 19:25 09-09-2020

Muajt e fundit, situata nga Covid-19 ndryshe nga sa ishte parashikuar, është përkeqësuar duke njohur shifra të larta të infektuarish dhe viktimash.

Në vendin tonë, nga fillimi i epidemisë e deri tani, numërohen 10,553 të infektuar dhe 321 humbje jete.


Mes të prekurve kanë qenë edhe figura të shumta publike si Florjan Binaj, vëllezërit Budina, Nora Malaj, Erjon Veliaj, Bledi Strakosha etj.

Dhe ka mundësi që listës t’i bashkohet edhe moderatorja simpatike e ekraneve shqiptare Fjoralba Ponari.

Pse “ka mundësi” dhe jo “është e sigurtë” do thoni ju?


Sepse as ajo vetë nuk mund ta thojë këtë gjë, por di vetëm se në episodin e parë të ‘Jeho’ është ngjitur në skenë me temperaturë 39.5, duke mos u përjashtuar mundësia që të ketë qenë prekur nga Covid-19.

Këtë na e ka treguar në një bashkëbisedim që po zhvillon me ndjekësit në Instagram, ku e pyetur rreth emisionit, ajo shkruan se “Jeho-n e dua aq shumë sa episodin e parë e kam xhiruar me 39.5 temperaturë (ndoshta ndoshta kam pasur atë që po mendoni ju)”.

Megjithatë, nga përgjigja kuptuam se Fjoralba nuk e ka kryer tamponin apo testin serologjik, andaj nuk mund ta themi me siguri nëse e ka kaluar apo jo.

20200909_155655.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003986120223999