INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me 5G mund të shkarkoni 30 filma brenda një sekonde

Me 5G mund të shkarkoni 30 filma brenda një sekonde

Publikuar më: 18:29 25-01-2016

Pas dhjetë viteve do të ulemi dhe të mendojmë se sa shumë kemi pritur për ta shkarkuar një film apo sa kemi pritur të na hapej një ueb faqe e caktuar. Një ekip i shkencëtarëve ka zhvilluar një teknologji të re të rrjetave pa tela e cila teknologji është 65.000 herë më e shpejtë se sa teknologjia 4G.

Përmes kësaj teknologjie arrihet një shpejtësi e jashtëzakonshme prej 1 terabit (125 gigabajt) për sekondë, shpejtësi me të cilën do të shkarkoheshin 30 filma brenda një sekonde.

5GTeknologjia 5G u zhvillua nga Qendra e Inovacionit në Universitetin Surrey. Edhe pse shpejtësi të tilla të mëdha janë arritur më parë përmes kabllove me fije optike, kjo është hera e parë që arrihet një shpejtësi e tillë në rrjetat pa tela. Shpejtësia më e madhe që ishte arritur më parë në rrjetat pa tela ishte 7.5 gigabit (940 megabajt) për sekondë nga Samsung në tetor të vitit të kaluar.

Ekipi i shkencëtarëve dëshiron që të filloj testimin e teknologjisë 5G në publik diku në vitin 2018, ndërsa parashohin që teknologjia të jetë tërësisht funksionale dhe e gatshme për banorët e Britanisë së Madhe në vitin 2020.

Article Logic
Execution time: 0.0035061836242676