INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me 6 Qershor takohen Rama dhe Basha

Me 6 Qershor takohen Rama dhe Basha

Publikuar më: 14:49 01-06-2016

Takimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës mund të mbahet ditën e hënë, më datë 6 Qershor. Mësohet se gjatë negociatave mes kryeministrit dhe selisë blu, këtë të hënë, të dyja palët ranë dakord në parim me propozimin e Kryeministrisë, që takimi të zhvillohet më 6 qershor, ora 17:00, te Pallati i Kongreseve. Por kjo është vetëm në parim.
Mësohet se që prej së hënë të dy palët nuk kanë komunikuar më tej, për të caktuar modalitetet thelbësore: formatin e takimit dhe axhendën e tij, siç ka kërkuar stafi i kryetarit të Partisë Demokratike.
Takimi ishte menduar të zhvillohej gjatë kësaj jave, ndërsa Kryeministri kishte propozuar që ai të mbahej gjatë ditës së enjte në Kryeministri. Por ky propozim është refuzuar nga lideri i demokratëve, qoftë dita e po ashtu dhe vendi i takimit. Gjithçka ndryshoj pas vendimit të byrosë së kuvendit, e cila përjashtoi për 10 ditë nga Parlamenti Sali Berishën, ndërsa deputetët demokratë kanë vendosur që të bojkotojnë punimet kuvendore. Në këto kushte gjatë ditës së hënë dy selitë politike kanë rënë dakort partimisht për tu takuar të hënën e 6 qershorit,

 

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441