INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me apo pa $$$, Kanye nis punën për projektin e rradhës

Me apo pa $$$, Kanye nis punën për projektin e rradhës

Publikuar më: 10:44 19-02-2016

Me skandalet e vazhdueshme në Twitter është e vështirë të besosh se Kanye West mund të bëjë diçka tjetër përveçse të tallet me njerëzit në internet.

Por ja që Kanye është i aftë të bëjë shumë gjëra njëkohësisht, dhe pavarësisht se koleksioni i tij "Yeezy Season 3" u prezantua vetëm para një jave, reperi ka filluar që tani përgatitjet për koleksionin e rradhës. West ka shfrytëzuar Twitter për t'i bërë fansave të ditur se aktualisht ndodhet në Paris, per të marrë pjesë në "Premiere Vision", një event ky global për stilistët e modës i cili fokusohet në copat e reja, materialet, aksesorët, lëkurat, stilimet dhe llojet më inovative të përpunimit. Sigurisht një event i tillë është ai që i duhet Kanye West për të nisur krijimet e koleksionit "Yeezy Season 4", ndonëse ky i fundit pati deklaruar se ishte i mbytur në borxhe. Ironike apo jo?!

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164