E kishin lajmëruar më parë dhe tani po finalizojnë bashkëpunimin e tyre. Siç duket Gjiko dhe Butrint Imeri kanë bashkuar forcat për të sjellë një këngë të re e cila do të quhet “Bakllava”.
Të dy artistët kanë postuar të njëjtën video në Instagram me anë të cilës zbuluan pak nga kënga e re e cila publikohet shumë shpejt, por me të dëgjuar një pjesë të saj u dashuruam me të. Një tekst i lezetshëm dhe një ritëm shumë i kërcyeshëm e me siguri kjo këngë do dëgjohet në çdo ambient.
Mezi po e presim!