Jennifer Lopez është një nga këngëtaret dhe aktoret më të dashura dhe të pëlqyera të showbizit në mbarë botën. Mosha është thjesht një numër për të dhe ajo vazhdon të punojë shumë fort. Së fundmi JLO ka nisur xhirimet e filmit më të ri “HUSTLER” film ku 49-vjeçarja është vendosur në rolin e një ish-striptisteje e cila quhet Ramona dhe së bashku me kryetarin e një bande organizojnë një plan kriminal për të mashtruar klientët më të pasur.
Ndoshta se keni menduar ndonjëherë Jenniferin kriminele, por në këto xhirime ajo duket shumë seksi e veshur me një fustan shumë të shkurtër dhe me një të çarë që e tregonte edhe më sensuale, ndërsa në dorë mbante një çantë 5,000 dollarë të Judith Leiber.