Një i mitur është arrestuar nga policia e Vlorës pasi lëvizte me nja armë zjarri në brez.
17-vjeçari u arrestua ditën e sotme në lagjen "Pavarësia 2".
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sakaq materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim shitje e armëve luftarake dhe municionit”.