Teksa po vazhdon drama e akuzave në distancë mes Melisës dhe Ledjanës, kjo e fundit ka marrë vendimin e papritur.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur largimin nga emisioni, për siç është shprehur, jo shkaku i Mevlanit apo lidhjes së supozuar, por për shkak të akuzave.
“Jam akuzuar dy herë në atë program për martesë të rreme pa asnjë provë ndaj kjo është një pabesi që më është bërë” – shprehet Ledjana teksa sqaron se refuzimin për puthje e bën shkaku i bindjeve që ka dhe jo ndonjë arsyeje tjetër.
Protagonistja e programit mes tjerash ka pasur edhe një paralajmërim të fortë.
“Kushdo që vazhdon dhe më akuzon për burrin në Belgjikë dhe thotë kam bomba për Ledjanën, betohem në Zot se sot është dhe ditë e shenjtë se ka për ta paguar shtrenjtë” – është shprehur ajo duke aluduar në akuzat e Melisës e cila mes tjerash e quajti si personazhin më falso të programit.
Ndërkohë që këto deklarata të Ledjanës bënë xhiron e rrjetit, Mevlani bëri një postim, i cili u duk sikur ishte një dedikim në lidhje me marrëdhënien e tij me konkurrenten në fjalë
Ai ka postuar një foto në të cilën shfaqet mendueshëm dhe bashkëngjitur saj shkruan: “Kurrë mos e humb shpresën”.
Mos vallë Mevlani është në pritje të një konkurrenteje tjetër?