INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me barkun e rrumbullakosur Sara Hoxha tregon emocionet e shtatzënisë, por e ëma e Ledrit ka diçka për t’i thënë!

Me barkun e rrumbullakosur Sara Hoxha tregon emocionet e shtatzënisë, por e ëma e Ledrit ka diçka për t’i thënë!

Publikuar më: 12:04 30-07-2020

Çifti shumë i dashur për publikun, Ledri Vula dhe Sara Hoxha konfirmuan para pak ditësh se do të bëhen prindër për herë të parë. Sara është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen me vajzë. Së fundmi, bukuroshja ka publikuar në rrjete sociale foton e parë me barkun e rrumbullakosur, ku ka veshur një set ngjyrë bojëqielli dhe ka vendosur dorën te barku.

Me atë të mbishkrimit që i ka lënë fotos, Sara ka treguar se kjo periudhë është shumë emocionuese për të. "Kjo është shumë emocionuese", ka shkruar ajo, duke e shoqëruar me emojin e një ëngjëlli.

Të shumtë kanë qenë miqtë dhe ndjekësit që e kanë uruar Sarën, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dhe komenti i bërë nga e ëma e Ledrit: “Zemra e ninit dhe zemra e madhes”.

Kujtojmë që Sara dhe e ëma e Ledrit kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe kjo e fundit jo rrallë herë ka folur me superlativa për partneren e djalit të saj.

hoxhasara.png

Article Logic
Execution time: 0.003385066986084