Me siguri nuk ju ka shkuar në mendje!
Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të mira shqiptare e cila numëron shumë hite në repertorin e saj. Ajo është zhvendosur përtej oqeanit, ku po provon të ndërtojë karrierën e saj ndërkombëtare dhe fillimisht ka debutuar në tregun e huaj me këngën “Four Seasons, klip në të cilin mori pjesë edhe reperi i njohur French Montana.
Ky i fundit i ktheu “borxhin” Dafit, sepse edhe ai e bëri pjesë të kipit të tij “FAMOUS”, këngëtaren shqiptare. Mirëpo të jesh në Amerikë, ndodh që të shohësh shumë yje botërorë, por Dafinës i ndodh që të kurojë imazhin e saj në të njëjtin vend ku e kuron edhe Rihanna.
Po po, është shumë e vërtetë që Dafina Zeqiri dhe këngëtarja e famshme Rihanna i rregullojnë thonjtë në të njëjtin vend dhe këtë mund ta shihni fare qartë në këto dy foto.
Të jenë takuar ndonjëherë vallë? Nëse do ndodhte nuk mund të mos e shkrepte një foto Dafina! /intv.al