Edhe pse prej disa orësh ka rënë nata dhe temperaturat janë ulur, studentët vazhdojnë të qëndrojnë jashtë Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.
Disa janë mbuluar me batanije ndërsa disa të tjerë kanë sajuar ndonjë zjarr për t’u ngrohur sadopak. Është nata e dytë që ata këmbëngulin që të mos e ndalin rezistencën, pavarësisht kushteve.
Edhe pse në grup më të vogël dhe në të ftohtë, ata vijojnë të t’i përsërisin fuqishëm thirrjet e tyre:
Rezistenca nuk ndalet! S’ka negociata por vetëm vendimmarrje!"
Më herët gjatë ditës, atyre u kanë ardhur në ndihmë edhe qytetarët e Tiranës të cilët u kanë sjellë ushqim dhe batanije. Ata kanë rënë dakord që ditën e nesme të protestojnë para Parlamentit duke qenë se është e enjte dhe duan që t’i dëgjojnë të gjithë. Ndërkohë që edhe disa studentë të tjerë ndodhen pranë Ministrisë së Arsimit, por janë më të paktë në numër.