Sezoni i pushimeve ka nisur edhe për moderatoren Alketa Vejsiu e cila me postimet në Instagram na ka treguar disa destinacione turistike ku ka zgjedhur të relaksohet.
Edhe së fundmi, Alketa na ka treguar destinacionin e rradhës ku ka vendosur të marrë disa rreze dielli dhe të freskohet në ujërat e Mesdheut, pikërisht në Siçili.
E buzëqeshur dhe me bikini, Alketa Vejsiu duhet të shkëlqejë në pushimet e saj. Me siguri pak klimë Siçiliane shkakton vetëm të mira në gjendjen emocionale të njeriut./intv.al/