INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me bikini mbi parlamentin britanik. Kryebashkiaku i Londrës: Nuk mendoj se e verdha më shkon [VIDEO]

Me bikini mbi parlamentin britanik. Kryebashkiaku i Londrës: Nuk mendoj se e verdha më shkon [VIDEO]

Publikuar më: 15:22 01-09-2018

Një tullumbace gjigande që tregon kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, është ngritur në ajër mbi Sheshin e Parlamentit në Westminster, në një përpjekje të aktivistëve për të nxjerrë në pah rritjen e krimit të dhunshëm në kryeqytetin britanik. Kundërshtarë të kryebashkiakut laburist të Londrës, ngritën sot pranë Parlamentit britanik tullumbacin gjigant me pamjen e tij dhe të veshur me bikini, si përgjigje ndaj “Trump-it bebe” gjigant që fluturoi në të njëjtin vend në korrik. Ky veprim u iniciua nga Yanny Bruere, që konsiderohet si një mbështetës i lirisë së shprehjes. Me këtë ai shpreh mosmarrëveshjen me politikën e kryebashkiakut të Londrës dhe dënon një rritje të kriminalitetit në kryeqytetin britanik.
“Të bëjmë një ‘Khan bebe’ dhe të shohim nëse liria e shprehjes aplikohet për të gjithë”, shkruan Yanny Bruere në një faqe në internet që mbledh fonde, duke grumbulluar rreth 60 000 sterlina (67 000 euro) për projektin e tij.
Ndërsa rrobat e banjës i referohen ndalimit në vitin 2016 të një reklame për produkte dobësimi të vendosur në transportet londineze. E gjykuar si seksiste, kjo reklamë shfaqte një modele me një trup të hollë dhe të veshur me bikini të verdha ku thuhej “A është gati për plazh trupi juaj?”.
Por ja si ka reaguar vetw ai pas kwtij manifestimi: “Nëse njerëzit duan të kalojnë të shtunën duke më parë me bikini të verdha, ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë, ndonëse nuk mendoj se e verdha më shkon”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881