Me postimet në Instagram na ka treguar se adhuron të bëjë udhëtime të shumta dhe këtë herë destinacioni i rradhës ka qenë Roma.
Ndonëse është nisur për tu relaksuar, Françeska Jaçe ka bërë një "gafë" që ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe këtë e ka treguar vetë me një foto të postuar në Instagram.
Teksa ka dashur të realizojë një pozë sikur është duke folur në telefon, ish-banorja e BB ka harruar se celulari ndërkohë është në menunë e thirrjeve për të kontaktuar një numër “duke dalë kështu zbuluar” para publikut.
“Tipike bionde”, ka shkrua Françi në postimin e saj në Insta.
Vajza hapni sytë herë tjetër! Ky mësim vlen për të gjithë...