INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me celularë në provimin e Matematikës, u digjet testi 11 maturantëve

Me celularë në provimin e Matematikës, u digjet testi 11 maturantëve

Publikuar më: 15:10 14-06-2018
Komiteti i Maturës Shtetërore 2018, ka përjashtuar 11 maturantë, të cilët sipas këtij komiteti janë konstatuar me shkelje gjatë provimit të matematikës. Ata kanë qënë të pajisur me aparate telefoni cellular dhe për këtë është vendosur përjashtimi dhe mosnjohja e rezultatit.
Nxënësit e kapur me celularë:
DAR Gjirokastër:  1 nxënës
DAR Kukës:         6 nxënës
DAR Tiranë:         2 nxënës
ZA Kurbin:           2 nxënës
Në qendrën e provimit, Filiali i Universitetit Dibër, drejtori i gjimnazit “Said Najdeni”, Shefki Çorja, me veprimet dhe mos veprimet e tij dhe në shkelje të etikës, me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të institucionit, ka penguar krijimin e kushteve normale për zhvillimin e provimit në këtë qendër. Për pasojë, ky Komitet ka vendosur t'i kërkojë Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, zgjidhjen e menjëhershme të kontratës. Nga shqyrtimi i rasteve të mësipërme, rezultoi se 5 administratorë nuk identifikuan maturantët me celularë të cilët, u identifikuan nga monitoruesit e MASR. Për 5 administratorët që kanë shkelur rregulloren e Maturës Shtetërore do të merren masa disiplinore deri në largim nga puna.
 
Article Logic
Execution time: 0.0031249523162842