INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyet si e bleu telefonin, studenti përplaset me Ramën: Po ti me çfarë lekësh e bëre shtëpinë në Surrel?

E pyet si e bleu telefonin, studenti përplaset me Ramën: Po ti me çfarë lekësh e bëre shtëpinë në Surrel?

Publikuar më: 14:12 19-12-2018

Gjatë diskutimit të kryeministrit me studentët në Vlorë, Rama u kap me një student në lidhje me telefonin e tij, duke e pyetur se si e kishte siguruar, studenti iu kundërpërgjigj.

Ai e pyeti kryeministrin se me çfarë parash e ka bërë shtëpinë e tij në Surrel. Rama menjëherë iu përgjigj duke i thënë se dhe ai si të gjithë kishte qenë emigrantët.

Studenti: "Meqë më pyete po të pyes dhe unë për kuriozitet po për shtëpinë në Surrel? Unë e justifikoj timen por ju si e justifikoni kur keni deklaruar se keni 2 mijë euro."

Rama i përgjigjet se pasuria e tij prej 2 mijë eurosh është një gënjeshtër.

" Është një gënjeshtër, unë asnjëherë nuk e kam kthyer në debat. Është gënjeshtër dhe kurrë nuk kam deklaruar se kam 2 mijë euro. Dhe si të gjithë emigrantët e tjerë kam bërë pjesën time të sakrificës në emigracion, shprehet kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496