Nuk ka dyshime kur themi se ORiola Marashi është një prej modeleve më të komentuara shqiptare e cila di shumë mirë se si të mbajë vëmendjen e publikut pas vetes.
Përveç kësaj, gjithashtu nuk ka dyshime për shoqërinë e ngushtë dhe kaq "goals" që modelja ka me fotografin Endrit MErtiri.
Dyshen e shohim gjithmonë bashkë nëpërmjet postimeve që ata bëjnë në rrjetet sociale dhe nuk mund të themi se nuk jemi xhelozë për shoqërinë e tyre kaq të ngushtë.
Së fundmi Oriola ka postuar një foto duke kujtuar një moment të bukur nga viti 2017 me Endritin, ku fotografi i ka dhënë modeles xhaketën e tij.