Këngëtarja e njohur, Çiljeta është në një lidhje dashurie prej disa vitesh me portierin e Partizanit, Alban Hoxha.
Së fundmi, Çiljeta ka publikuar në rrjetet sociale një foto me djalin e saj, Fernandon dhe me djalin e Albanit, Beko, duke treguar raportin e ngushtë që ekziston mes tyre.
“Me djemtë e mi”,-ka shkruar këngëtarja krahas fotos.
Këngëtarja dhe sportisti bashkëjetojnë prej disa vitesh tashmë dhe marrëdhënia e tyre është bërë shumë e konsuliduar, edhe pse ende nuk është kurorëzuar me një martesë.